Telegrafi

Zyrtare: Llapi transferon Xhuljan Turhanin

Llapi ka arritur marrëveshje me mbrojtësin nga Shqipëria, Xhuljan Turhani, i cili është bashkuar tashmë me klubin llapjan.

Turhani luan si qendër-mbrojtës dhe së fundmi ishte pjesë e Korabit, ndërsa më parë ka qenë pjesë edhe e Shkumbinit.

“Turhanit i dëshirojmë mirëseardhje në familjen e madhe të KF Llapit dhe suksese drejt objektivave të klubit”, thuhet në njoftimin e klubit.

Turhani gjatë prezantimit

Llapi që është lider në Superligë me 34 pikë dhje po kërkon përforcime që ta mbajë këtë pozitë deri në fund.

Deri më tani te Llapi janë angazhuar edhe Altin Merlaku, Festim Alidema dhe Muhamet Hyseni.

Llapi festoi shumë herë në pranverë

Po ashtu Llapi ka liruar nga klubi dy shqiptarët e Maqedonisë, Valon Zeqirin dhe Miran Maksuti.

Në ditët në vijim pritet që Llapi të ofrojë edhe ndonjë futbollsitë tjerët. /Telegrafi/