Telegrafi

Zyrtare: Llapi transferon sulmuesin nga Maqedonia (Foto)

Skuadra e Llapit është duke vazhduar me përforcime gjatë këtij afati kalimtar.

Përmes një njoftimi në Facebook, drejtuesit e klubit kanë bërë të ditur se e kanë transferuar sulmuesin Valon Zeqiri nga Renova e Tetovës.

“Zyrtare. Valon Zeqiri sulmuesi nga F.C Renova e Maqedonisë është transfer i radhës. Valonit i dëshirojmë mirëseardhje në familjen e madhe F.C Llapi. Për këtë transfer i jemi mirënjohës menaxherit nga Maqedonia, Sulltan Baba”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/