Telegrafi

Zyrtare: Llapi transferon Gentrit Halilin

Foto: KF Llapi/Facebook

Llapi ka konfirmuar se ka transferuar Gentrit Halilin nga Ferizaj.

Llapjanët po vazhdon me përforcime për edicionin 2020/21, derisa e transferuan mbrojtësin qendror.

“KF Llapi njofton se ka arritur marrëveshje 3 vjeçare me qendërmbrojtësin 18 vjeçar Gentrit Halili. Halili është reprezentues i Kosovës U19 dhe së fundmi ishte pjesë e KF Ferizajt”.

“Gentrit Halili, 18 vjeç i ditëlindjes 14.12.2001, i gjatë 1.84 m është qendërmbrojtës”.

“Halili është bashkuar sot me skuadrën dhe do vijoj të jetë pjesë e klubit në 3 vitet e ardhshme”, thuhet në njoftimin e Llapit në Facebook. /Telegrafi/

Mirësevjen Gentrit Halili!Halili i bashkohet Llapit dhe nënshkruan kontratë 3 vjeçarePodujevë, 10 gusht 2020 – KF…

Publiée par K.F. Llapi sur Lundi 10 août 2020