Llapi ka konfirmuar se ka transferuar Gentrit Halilin nga Ferizaj.
Llapjanët po vazhdon me përforcime për edicionin 2020/21, derisa e transferuan mbrojtësin qendror.
“KF Llapi njofton se ka arritur marrëveshje 3 vjeçare me qendërmbrojtësin 18 vjeçar Gentrit Halili. Halili është reprezentues i Kosovës U19 dhe së fundmi ishte pjesë e KF Ferizajt”.
“Gentrit Halili, 18 vjeç i ditëlindjes 14.12.2001, i gjatë 1.84 m është qendërmbrojtës”.
“Halili është bashkuar sot me skuadrën dhe do vijoj të jetë pjesë e klubit në 3 vitet e ardhshme”, thuhet në njoftimin e Llapit në Facebook. /Telegrafi/