Llapi ka konfirmuar zyrtarisht se ka kompletuar transferimin e Araz Abdullayev.
Sulmuesi anësori është një ish-reprezentues i Azerbajxhanit, ndërsa skuadra nga Podujeva shpreson shumë në përvojën e tij.
Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë (pa ndërhyrje) të Llapit:
??????? ???? ?????????? ✍️
Sulmuesi anësor, Araz Abdullayev, i lindur më 18.04.1992 në Baku, ish-reprezentues i Kombëtares së Azerbejxhanit ka nënshkruar me Llapin.
31-vjeçari ka djersitur fanellën e Kombëtares së Azerbejxhanit në 44 ndeshje.
Klubet për të cilat është paraqitur Araz janë klube të njohura për publikun dhe futbolldashësit tanë.
Neftchi Baku – 168 ndeshje, 29 gola e 2 asistime
Qarabağ FK – 50 ndeshje, 4 gola e 2 asistime
Anorthosis Famagusta – 29 ndeshje, 3 gola e 3 asistime
Boluspor – 26 ndeshje, 2 gola e 4 asistim
Mëngjesin e sotëm, sulmuesi më i ri i klubit tonë ka kaluar me sukses ekzaminimet mjekësore dhe pas prezantimit të tij me fanellën e klubit tonë i është bashkuar ekipit në stërvitje.
Mirëpresim transferimin e Araz në klubin tonë duke shpresuar që përvoja dhe kualiteti i tij do t’i ndihmoj edhe më tepër fazës ofanzive në ndeshjet në vijim. /Telegrafi/