Telegrafi

Zyrtare: Llapi prezanton Bylbyl Sokolin si ‘timonier’ të ri

Llapi ka vazhduar me riorganizimin e klubit, ndërsa së fundit është prezantuar edhe trajneri që do ta drejtojë skuadrën.

Bëhet fjalë për trajnerin njohur  Bylbyl Sokolin.

Në prani të kryetarit të klubit, Nexhat Dumnica dhe drejtorit ekzekutiv, Tahir Batatina, u bën të ditura ndryshimet në klub.

Pamje gjatë prezantimit

Ishte pikërisht Batatina që ishte në krye të skuadrës dhe ia liroi vendin Sokolit.

Bordi dhe aksionarët e ri janë: Nexhat Dumnica – kryetar, Fadil Dervisholli – nënkryetar dhe aksionar, Muhamet Rexhepi – sekretar, Afrim Ajeti – drejtor gjeneral për transfere internacionale dhe aksionar, Baki Osmani -anëtar i bordit dhe aksionar, Shkumbin Veliu – aksionar dhe Drejtor i Departamentit Ligjor

Trajneri Sokoli që ka udhëhequr pothuajse të gjitha skuadrat e Superligës në të kaluarën  do ta kërkojë me Llapin kalimin në Evropë për sezonin e ardhshëm.

Llapi ka njoftuar që në klub kanë ardhur edhe disa donatorë të rinj. /Telegrafi/