Llapi ka arritur marrëveshje me mbrojtësin argjentinas Juan Di Lorenzo deri në vitin 2023, me opsion të rinovimit edhe për një vit tjetër.
Fituesi i Kupës së Kosovës ka vazhduar me përforcime, duke sjell në fazën e mbrojtjes një lojtar nga Argjentina.
“24 vjeçari italian me nënshtetësi argjentinase në edicionin e fundit ka qenë pjesë e ekipit OF lerapetras, me të cilët ka zhvilluar 30 paraqitje në divizionin e dytë të Ligës Argjentinase dhe ka realizuar 1 gol”.
“Di Lorenzo është paraqitur për Kombëtaren e Argjentinës për grupmoshën U17 si dhe ishte pjesë edhe e Kombëtares U20 të Argjentinës”.
“Me të përfunduar kontratën me ekipin e OF lerapetras, Di Lorenzo ka arritur marrëveshje me ekipin tonë dhe do i mbroj ngjyrat bardh e kaltër në edicionin 2022/23”.
“Prezantimin e tij e bëri Presidenti i klubit, z. Beqir Batatina i cili i dëshiroj atij mirëseardhje dhe suksese nën ngjyrat e klubit tonë”, thuhet në njoftimin e klubit. /Telegrafi/