Telegrafi

Zyrtare: Llapi përforcohet me Lulzim Pecin

Llapi ka vazhduar me përforcime, derisa tani kanë bërë të radhës.

Lulzim Peci është futbollisti më i ri i skuadrës llapjane, i cili është prezantuar në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’.

22-vjeçari i bashkohet Llapit pas tre viteve të kaluara te Trepça ’89 ku ishte edhe kapiten i klubit mitrovicas.

Njoftimi i plotë nga Llapi:

Komunikatë Zyrtare: Lulzim Peci, futbollist i Llapit 

Klubi Futbollistik Llapi me kënaqësi iu njofton marrëveshjen e arritur me mesfushorin fantastik, Lulzim Peci, i cili vie nga KF Trepça ’89.

Ish-kapiteni i “Minatorëve” ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër, teksa më pas është prezantuar nga Drejtori Sportiv, Mentor Zhdrella.

22-vjeçari, i cili ka mbrojtur edhe ngjyrat e Përfaqësueses së Kosovës U-21, ka qenë ndër futbollistët kyç tek Trepça ’89 ndër vite, kurse në sezonin e fundit barti edhe shiritin e kapitenit.

“Lulit” i dëshirojmë mirëseardhje të ngrohtë në familjen bardhekaltër, duke i uruar paraqitje sa më të mira me klubin, duke nisur nga garat evropiane.