Telegrafi

Zyrtare: Llapi nënshkruan me francezin Anthony Monin

Qendërmbrojtësi francez Anthony Monin ka përforcuar Llapin në këtë afat kalimtar.

Llapi sot ka arritur marrëveshje dy vjeçare me qendërmbrojtësin francez, Anthony Monin, i cili nga dita e sotme është bashkuar me skuadrën.

Madje ai ka debutuar edhe në ndeshjen kontrolluese ndaj Bashkimit të Korentinit ku kishte disa minuta në dispozicion.

“Anthony Monin është 24 vjeç, i lindur më 03.05.1996 në Besancon të Francës. Pozita e tij natyrale është qendërmbrojtës dhe ka bërë karrierë tek skuadrat e FC Vesoul, Caledonian Braves FC, Berëick Rangers FC U20 dhe së fundmi tek FC Vallorbe-Ballaigues”.

“Klubi ka kompletuar dokumentacionin e nevojshëm për regjistrimin e futbollistit para arritjes në Kosovë dhe Anthony Monin ka të drejtë loje që nga ndeshja e parë për Kupë, ndaj Ballkanit që pritet të zhvillohet më 10 shkurt”, thuhet në njoftimin e klubit. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore