Llapi ka njoftuar se ka transferuar zyrtarisht Labinot Osmanin nga Vushtrria.
Golashënuesi më i mirë i skuadrës vushtrriase i është bashkuar familjes bardhekaltër në këtë afat kalimtar veror.
Sulmuesi vushtrrias i mirënjohur për publikun llapjan edhe zyrtarisht është pjesë e Llapit, pasi gjatë ditës së sotme ka nënshkruar kontratë një vjeçare me klubin.
Labinot Osmani, qendërsulmues, ka luajtur për skuadrat e Hysit, Prishtinës, Feronikelit dhe së fundmi Vushtrrisë, me të cilën u inkuadrua në Superligë dhe arriti shifrën e 20 golave dhe 10 asistimeve.
Llapjanët do të shpresojnë që forma e mirë që e kishte te vushtrriasit, të vazhdojë edhe tek ata në edicionin e ri në Superligën e Kosovës.
Ndryshe, Llapi në sezonin e kaluar përfundoi në vendin e tretë në Superligë, duke grumbulluar 69 pikë./Telegrafi/