Telegrafi

Zyrtare: Liverpooli transferon Robertsonin (Foto)

Andy Robertson është futbollisti më i ri i gjigantit anglez, Liverpoolit.

Liverpooli po vazhdon me përforcime në prag të sezonin të ri të Ligës Premier.

Pas transferimit të Dominic Solanke dhe Mohamed Salah, Redsat kanë transferuar edhe mbrojtësin skocez, Robertson.

Duke nënshkruar kontratën me Redsat

Robertson është transferuar nga Hull City për një shifër të raportuar prej 10 milionë funteve, teksa thuhet se ka nënshkruar marrëveshje afatgjate.

Skocezi te Liverpooli do ta bart fanellën me numër 26. /Telegrafi/

Robertson me fanellën e Liverpoolit