Telegrafi

Zyrtare: Liverpooli transferon futbollistin më të ri që ka luajtur në PL, Harvey Elliott

Liverpooli ka bërë edhe transferimin e dytë gjatë këtij afati kalimtar veror.

Pasi ditë më parë nënshkruan me mbrojtësin holandez Sepp van den Berg, The Reds janë përforcuar edhe në repartin ofensivë.

Liverpool ka siguruar shërbimet e sulmuesit të talentuar Harvey Elliott nga Fulham.

16-vjeçari edicionin e kaluar debutoi në Ligën Premier me skuadrën londineze, duke u bërë lojtari më i ri në histori që luan në elitën e futbollit anglez.

Anglezi i talentuar do të jetë pjesë e ekipit të parë në ndeshjen ndaj Napolit.

Por skuadra e Jurgen Klopp nuk ka dhënë detaje shtesë se sa i ka kushtuar ky transferim i tinejxherit anglez. /Telegrafi/