Liverpooli e ka zyrtarizuar marrëveshjen me mesfushorin sulmues të RB Salzburg, Takumi Minamoton.
The Reds e paguan klauzolën e lirimit të talentit japonez në vlerë 8.5 milionë euro, i cili do t’i bashkohet skuadrës së Jurgen Klopp sapo të hapet afati kalimtar i janarit.
Minamino ka nënshkruar kontratë katërvjeçare e gjysmë me Liverpoolin, pasi i kreu me sukses testet mjekësore të martën.
We can confirm an agreement has been reached with @redbullsalzburg for the transfer of Takumi Minamino ?
リヴァプールフットボールクラブは南野拓実選手の移籍についてレッドブル・ザルツブルクと合意に達したことを発表する pic.twitter.com/2yH2N0v3Y1
— Liverpool FC (@LFC) December 19, 2019
24-vjeçari do t’i bashkohet zyrtarisht të kuqve më 1 janar, ditën që do të hapet afati kalimtar dimëror.
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, është adhurues i madh i Minaminos tash e një kohë dhe është i lumtur që do ta ketë në skuadër japonezin.
Minamino, i cili mund të luajë në të gjitha tri pozitat e sulmit, mahniti dhe ra në sy me paraqitjet e tij për Red Bull Salzburg në fazën grupore në Ligën e Kampionëve këtë sezon.