Klubi anglez, Liverpooli ka njoftuar zyrtarisht transferimin e mefsuhorit Alexis Mac Allister nga Brightoni.
Pas largimit të shumë futbollistëve, ekipi i Jurgen Klopp ka filluar edhe me përforcime në këtë afat kalimtar të verës.
Transferimi i parë që arrin në Anfield këtë verë është Mac Allister, i cili shkëlqeu në sezonin e fundit me Brightonin në Ligën Premier dhe fitoi Kupën e Botës “Katar 2022” me Argjentinën.
From Argentina to Anfield 👌🇦🇷#VamosAlexis pic.twitter.com/d8sgzEGRzK
— Liverpool FC (@LFC) June 8, 2023
Është vet faqja zyrtare e klubit anglez që njoftoi marrëveshjen me Brighton për transferimin e Mac Allister, i cili do ta mbajë fanellën me numër 10 në Anfield.
“Kemi arritur një marrëveshje për transferimin e Alexis Mac Allister nga Brighton & Hove Albion në një marrëveshje afatgjatë për një tarifë të pazbuluar”, thuhet në njoftimin e Reds.
We have reached an agreement for the transfer of @alemacallister from Brighton & Hove Albion on a long-term deal for an undisclosed fee ✍️
— Liverpool FC (@LFC) June 8, 2023
Megjithatë, sipas mediave angleze dhe njohësve të futbollit, argjentinasi ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin anglez.
Çmimi i transferimit thuhet se jetë 40 milionë euro, aq sa ishte klauzola e largimit në kontratën e Mac Allister. /Telegrafi/