Liverpooli ka konfirmuar se ka transferuar Fabio Carvalhon nga Fulhami.
Përmes një komunikate, The Reds bënë të ditur se sulmuesi 19-vjeçar ka nënshkruar një kontratë aftagjate, derisa do të prezantohet më 1 korrik.
“Liverpool FC mund të konfirmojë se Fabio Carvalho do t’i bashkohet klubit këtë verë”, thuhet në njoftimin e Liverpoolit.
https://www.youtube.com/watch?v=1TUQxxyK8nc
“Sulmuesi 19-vjeçar do të përfundojë zyrtarisht kalimin te Reds më 1 korrik”.
“Carvalho luajti një rol kyç në promovimin e Fulham në Ligën Premier në sezonin 2021-2022, duke shënuar 10 gola dhe duke ofruar tetë asistime në 36 ndeshje, ndërsa skuadra e Marco Silva fitoi titullin kampion”.
“Ai ishte paraqitur për Cottagers në ligën më të mirë në katër raste në sezonin e kaluar, duke shënuar fillimin e tij të parë në Ligën Premier me një gol si mysafir te Southampton në maj 2021”.
“Një talent emocionues i lindur në rajonin e Lisbonës të Portugalisë, Carvalho bëri debutimin e tij për Portugalinë U21 në mars të këtij viti, pasi kishte përfaqësuar më parë Anglinë në nivel të të rinjve”.
“Carvalho kaloi në radhët e akademisë në Fulham dhe vazhdoi të bënte 44 paraqitje për klubin londinez në total”, përfundon komunikata e tyre. /Telegrafi/
We can confirm Fabio Carvalho will join the club this summer.
The 19-year-old forward will officially complete a switch to the Reds on July 1 🙌
— Liverpool FC (@LFC) May 23, 2022