Telegrafi

Zyrtare: Liverpooli e huazon te Bournemouthi mbrojtësin Nathaniel Clyne

Nathaniel Clyne është bashkuar me Bournemouth në huazim nga Liverpooli për pjesën e mbetur të sezonit.

27-vjeçari ka pasur shumë probleme me lëndim gjatë 18 muajve të fundit dhe zhvillimi i shpejtë i Trent Alexander-Arnold ka bërë që minutat për të zvogëlohen.

Clyne kishte luajtur nga fillimi këtë edicion ndaj Manchester United ku fituan me rezultat 3-1 në Anfield.

Në të djathtë mund të luajë edhe James Milner, por edhe Joe Gomez, dhe kjo ka bërë që Jurgen Klopp, ta lirojë mbrojtësin.

“Unë jam shumë i emocionuar nga kjo mundësi. Është një shans i madh për mua që të vij dhe të luaj futboll”.

“Unë kam folur me menaxherin dhe kemi biseduar për atë që mund të arrijmë për pjesën e mbetur të sezonit. Është një klub i madh me një histori të mrekullueshme”, ka thënë Clyne pas prezantimit.

Clyne e ndjek Dominic Solanke qw nënshkroi po ashtu me Bournemouthin. /Telegrafi/