Site icon Telegrafi

Zyrtare: Liverpooli blen në Gjermani

Liverpool ka konfirmuar marrëveshjen me portierin e Mainz, Loris Karius.

22-vjeçari ka nënshkruar një kontratë afatgjate me Liverpoolin.

Ai u shpreh i lumtur që ka ardhur në një klub të madh si Liverpoolit.

“Jam duke u ndjerë mirë që do të luajë me një klub të tillë. Kanë një histori speciale dhe tifozë të flaktë. Mezi nuk po pres të luajë në Anfield”, ka thënë Karius.

Karius, ka qenë pjesë e përfaqësueses gjermane në U-21, ndërsa në Bundesliga ka pasur 34 paraqitje duke luajtur në të gjitha ndeshjet. /Telegrafi/

Exit mobile version