Legia WarsaWa ka konfirmuar se ka transferuar Lirim Kastratin.
Reprezentuesi i Kosovës i është bashkuar gjigantit polak në formë huazimi nga Dinamo Zagreb.
Përmes një mesazhi në faqen e tyre zyrtare, Kastrati ka përshëndetur tifozët e klubit.
“Përshëndetje, unë jam Lirimi. Jam i lumtur që jam në Varshavë dhe mezi pres t’i takojë tifozët”, ka thënë ai në gjuhën shqipe.
Sulmuesi nuk ka udhëtuar me Kosovën drejt Gjeorgjisë, pasi kishte udhëtuar drejt Polonisë për t’i kryer testet mjekësore te skuadra e tij e re. /Telegrafi/
𝙇𝙚𝙨𝙨𝙤𝙣 3 𝙁𝙊𝙍𝙀𝙄𝙂𝙉 𝙇𝘼𝙉𝙂𝙐𝘼𝙂𝙀
"Hi, it's Lirim. I'm happy to be in Warsaw and I can't wait to meet fans." Listen how to say it in the language of our new colleague 🇽🇰😉 pic.twitter.com/ufdl5A70nj
— Legia Warsaw (@LegiaWarsawEN) September 1, 2021