Liron Kukaj edhe zyrtarisht është rikthyer te Kek-u.
Mbrojtësi veteran është rikthyer sërish te skuadra kosovare, pasi deri në sezonin e kaluar ka luajtur te Dardana.
Mbrojtësi veteran e ka ndihmuar shumë Dardanën në edicionin e kaluar që të rikthehej në ligën e parë, ndërsa në këtë verë u largua.
Kukaj u rikthye te Kek-u për ta vazhduar atë që e kishte lënë në gjysmë, mirëpo në sezonin e ri do të luajnë në ligën e parë.
Skuadra kosovare do të luftojë që në sezonin e ri të rikthehet në Superlgë, gjersa në edicionin e kaluar përfundoi në vendin e fundit me vetëm një pikë të arkëtuar. /Telegrafi/