Site icon Telegrafi

Zyrtare: Liridon Krasniqi nënshkruan me Khon Kaen United FC

Liridon Krasniqi do ta nis një aventurë të re në karrierën e tij futbollistike, pasi ka nënshkruar për skuadrën nga Tajlanda, Khon Kaen United FC.

Mesfushori nga Kosova prej vitesh është bartur në futbollin aziatik ku ka arritur suksese shumë të mëdha në karrierën e tij.

Krasniqi ka fituar trofe të shumtë në Malajzi, derisa ka marrë edhe shtetësinë e këtij vendi dhe po luan për Kombëtaren e Malajzisë.

Lexo po ashtu Ka një histori shumë të dhimbshme në karrierën e tij, lansohet kënga për Liridon Krasniqin: Qëllimi është të motivohen futbollistët e rinj

30-vjeçari tani karrierën do ta vazhdoi në Tajlandë, ku tanimë ka nënshkruar për skuadrën Khon Kaen United FC.

Ish-reprezentuesi i Kosovës po konsiderohet si transferim i madh nga kjo skuadër e cila synon të fitojë titullin e parë në histori të klubit.

Djaloshi nga Vitia ka një karrierë shumë të pasur sidomos në Azi, ku ka luajtur për Kedah FC, Melaka United e Johor DT ku ende ka kontratë dhe është huazuar te Khon Kaen.

Liridoni luajti një vit si i huazuar edhe në Australi te Newcastle Jets dhe një tjetër vit në Indi te Odisha FC. /Telegrafi/

Exit mobile version