Sulmuesi anësor, Liridon Fetahaj, ka ndërprerë marrëveshje me Prishtinën për të kaluar te Liria.
Klubi prizrenas e ka bërë të ditur nënshkrimin me lojtarin përmes faqes zyrtare të klubit në rrjetet sociale.
Fetahaj erdhi me shumë bujë te Prishtina, si përforcim i madh, por nuk arriti ta bëjë diferencën.
Madje në muajt e fundit trajneri Mirel Josa nuk llogariste në të.
Fetahaj me Prishtinën e ka fituar Kupën e Kosovës, në qëndrimin e tij një vit.
Mesfushori sulmues te Liria gjithmonë i ka treguar vlerat e veta dhe pritet që këtë vit t’i rikthehet formës së mëparshme.
Liria ka bërë mbi 10 transferime, ndërsa kërkon pjesën e epërme të renditjes këtë edicion./Telegrafi/