Telegrafi

Zyrtare: Liridon Balaj nënshkruan me Aaraun në Zvicër

FC Aarau ka nënshkruar mesfushorin e Besës së Pejës, Liridon Balaj për dy vite me opsion vazhdimi.

Kosovari në sezonin e fundit luajti në vendin e tij për tre herë kampionët e Besës së Pejë. Ai ishte pjesë e ekipit të parë që nga viti 2016.

Në sezonin e kaluar, ai shënoi 14 gola (në 22 ndeshje).  Ai ka qenë pjesë e klubit në prova, për ca kohë, ku i ka kaluar me sukses.

Balaj ka nëntë ndeshje me Kosovën U-19 dhe kontrata e tij është dy vjeçare me FC Aarau që bën gara në  Challenge League (kategoria e dytë).

Liridon Balaj do të debutojë që nesër kundër FC Chiasso (e enjte, ora 20.00). /Telegrafi/