FC Aarau ka nënshkruar mesfushorin e Besës së Pejës, Liridon Balaj për dy vite me opsion vazhdimi.
Kosovari në sezonin e fundit luajti në vendin e tij për tre herë kampionët e Besës së Pejë. Ai ishte pjesë e ekipit të parë që nga viti 2016.
Në sezonin e kaluar, ai shënoi 14 gola (në 22 ndeshje). Ai ka qenë pjesë e klubit në prova, për ca kohë, ku i ka kaluar me sukses.
Herzlich willkommen, Liridon!
➡️ https://t.co/mfRi5qngx6#ZämeFörAarau pic.twitter.com/jgtPeu4C4h
— FC Aarau (@FCAARAU) August 7, 2019
Balaj ka nëntë ndeshje me Kosovën U-19 dhe kontrata e tij është dy vjeçare me FC Aarau që bën gara në Challenge League (kategoria e dytë).
Liridon Balaj do të debutojë që nesër kundër FC Chiasso (e enjte, ora 20.00). /Telegrafi/