Liridon Balaj është larguar nga skuadra zvicerane Aarau.
Sulmuesi kosovar qëndroi në Zvicër për tri vite ku iu bashkua Aaraus nga Besa e Pejës.
Por ai tani ka bërë një hap tjetër në karrierë, duke u transferuar në Belgjikë tek skuadra Deinze.
Deinze bën gara në kategorinë e dytë të futbollit belg dhe synon që të rikthehet në elitë.
Welcome, Liridon! 🧡🖤
The attacking midfielder from Kosovo will join KMSK Deinze for 2 seasons with option on a 3rd season. He comes over from FC Aarau in Switzerland.
More info 👉 https://t.co/JknC6BVaoJ pic.twitter.com/DtoQ4GHIZh
— KMSK Deinze (@KMSKDeinze) September 2, 2022
Balaj me klubin belg ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Të gjithë te klubi belg i kanë uruar mirëseardhje Balajt i cili pritet të debutoj në fundjavë me klubin e tij të ri. /Telegrafi/