Telegrafi

Zyrtare: Liria sjell edhe dy përforcime

Klubet kosovare po vazhdojnë të përforcohen para fillimit të edicionit të ri në futbollin e Kosovës.

Një prej tyre që po mundohet të organizohet është edhe skuadra e Lirisë, e cila sezonin që lamë pas ka rënë në një kategori më poshtë – Liga e Parë.

Prizrenasit në vazhdën e transferimeve të lojtarëve sot kanë zyrtarizuar edhe dy sosh, të cilën vijnë nga Superliga e Kosovës.

Njëri prej tyre ka qenë edhe më parë në skuadrën bardhezi dhe bëhet fjalë për mbrojtësin Vigan Rexhajt, i cili edicionin e kaluar ka luajtur te Flamurtari i Prishtinës.

“Arpagjik’t” gjithashtu kanë transferuar edhe futbollistin e ekipit të Gjilanit, Vilson Lilën, i cili luan në pozitën e mesfushës.

Ndryshe, ditë më parë Liria ka prezantuar edhe mesfushorin, Korab Hasani dhe sulmuesin, Jurgen Gjinin. /Telegrafi/