Telegrafi

Zyrtare: Liria prezanton dy venezuelas, Abel dhe Manuel vishen bardhezi

Liria ka prezantuar dy prurjet e para, mesfushorët, Ramirez Valdivia Guillermio Abel dhe Jiminez Vivas Luis Manuel.

Që të dy lojtarët vijnë nga kampionati i Venezuelës nga ekipet Margarita FC dhe Gran Valencia FC.

Vetë trajneri Vincenzo Alberto Annese, pas një përzgjedhjeje ka sjell në kampin ‘bardh e zi’, lojtarët që pritet të jenë mjaftë cilësorë.

“Shpresoj të kem bërë zgjedhjen e duhur. Përvoja e tyre e madhe prej nga vijnë, do t’i ndihmoj ekipit”, ka thënë ai për faqen e klubit.

Prezantimin e bëri nënkryetari, Lindor Nrecaj.

Lexo po ashtu Liria do ta kryej fazën përgatitore në Shqipëri dhe paralajmëron gjashtë transferime

Këto janë dy prurjet e para të Lirisë në këtë afat kalimtar.

Klubi e ka konfirmuar që do të vijnë gjashtë lojtarë nga Amerika Latina. /Telegrafi/