Liria ka njoftuar se e ka transferuar zyrtarisht Getoar Dragushën.
Skuadra nga qyteti i Prizrenit ka qenë shumë aktive në këtë afat kalimtar, duke i transferuar disa lojtarë, derisa sot e transferoi edhe Dragushën.
Mesfushori ofanziv në të kaluarën ka qenë pjesë e shumë skuadrave si, Llapi, Hajvalia, Fushë Kosova, Vëllaznimi dhe së fundmi te Flamurtari.
“Getoar Dragusha është mesfushorë me tipare sulmuesi dhe nga sot do jetë pjesë e rrugëtimit tonë drejtë superligës. Getoari ka qenë gjithashtu lojtarë i klubeve si Vëllaznimi,Llapi dhe Flamurtari”, thuhet në njoftimin e Lirisë.
Dragusha do ta nisë në këtë javë aventurën me klubin prizrenas, pasi tashmë na ndajnë edhe pak ditë nga starti i ligës. /Telegrafi/