Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, e ka përfshirë Lionel Messin në skuadrën e tij për të mërkurën mbrëma, në ndeshjen El Clasico kundër Real Madridit, një ndeshje që nuk do të ishte e njëjtë pa argjentinasin.
Mungesa e mundshme e lojtarit u bë e madhe, pasi në ndeshjen kampionale kundër Valencias në fundjavë ai kishte një shqetësim.
Barcelona e pushoi në stërvitjen e parë për të mos e rrezikuar, sidomos kur është fjala për të luajtur ndaj Real Madridi, ku ka shënuar 26 gola në 38 ndeshje kundër tyre.
Blaugrana ka treguar tashmë këtë sezon, se mund të fitojnë El Clasico pa yllin e tyre, duke fituan 5-1.
Ai ka stërvitur sot rregullisht dhe është përfshirë nga trajneri Ernesto Valverde në listë.
Nuk ia ka arritur të riaftësohet Ousmane Dembele, pasi francezi u la jashtë listës së skuadrës.
Janë thirrur 19 lojtarë, ku një lojtar do të largohet nga lista. /Telegrafi/
Skuadra e Barcelonës për Clasico: Marc-Andre ter Stegen, Inaki Pena; Nelson Semedo, Gerard Pique, Klement Lenglet, Jeison Murillo, Jordi Alba, Sergi Roberto dhe Thomas Vermaelen; Ivan Rakitiq, Sergio Busquets, Philippe Coutinho, Arthur, Carles Alena, Arturo Vidal; Luis Suarez, Lionel Messi, Malcolm dhe Kevin-Prince Boateng.