Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Lindon Selahi është transferuar te skuadra Willem II në Eredivisie.
Lojtari ka kaluar në formë huazimi nga Twente, klub që zotëron kartonin e tij. Ai do të jetë pjesë e Willem II deri në fund të sezonit.
21-vjeçari nuk po gjente hapësirat e nevojshme te Twente, ku sezonin e kaluar kishte luajtur në vazhdimësi, ndaj palët menduan se zgjidhja më e mirë do të ishte huazimi në një ekip tjetër të Holandë.
A new ??????? in town ⚔️#WelkomLindon
— Willem II (@WillemII) January 15, 2021
Pasi kaloi me sukses testet mjekësore, hodhi firmën në kontratë me skuadrën e re.
Para se të kalonte në futbollin holandez, Selahi luajti për Standard Liège dhe Anderlecht në Belgjikë.
? ‘Zondag hebben we een finale’#WelkomLindon #RKCWIL
— Willem II (@WillemII) January 15, 2021
Në vitin 2019 ai bëri debutimin e tij për kombëtaren shqiptare.
Selahi ka zgjedhur numrin 30 dhe mund të luajë kundër RKC në Waalwijk këtë të diel. /Telegrafi/