Gjilani ka vazhduar me përforcime, ndërsa ka zyrtarizuar dy të fundin nga Shqipëria.
Bëhet fjalë për Vilson Lilën dhe Klejdi Koçin.
Vilson Lila i cili luan pozitën e mbrojtësit të qendrës, jen nga klubi i Kastriotit nga Superliga e Shqipërisë.
29 vjeçari ka bërë karrierë brenda Shqipërisë, ku më parë ishte edhe pjesë e Kukësit.
Ndërsa në anën tjetër 19 vjeçari, Klejdi Koçi i cili luan pozitën e mesfushorit,vjen nga shkolla e futbollit nga Tirana, Therm Tirana.
Ai ndër vite ishte lojtar i dalluar në gjeneratën e tij dhe kishte spikatur me paraqitje në kategorinë e juniorëve në Shqipëri, thuhet në njoftimin e klubit.
Gjilani është duke e bërë një riformatim të vogël në skuadër, ku para disa ditësh i kanë larguar disa lojtarë. /Telegrafi/