Site icon Telegrafi

Zyrtare: Liga Ballkanike konfirmon katër skuadra kosovare

Çdo vit e më mirë për skuadrat kosovare në Evropë.

Krerët e Ligës Ballkanike i kanë dhënë një lajm të mirë ekipeve kosovare për edicionin e ri në këtë ligë.

Derisa vitin e kaluar ishin tri skuadra pjesëmarrëse, Prishtina, Peja dhe Bashkimi, nga ky vit numri do të shtohet për një.

Skuadra mitrovicase Trepça është më e reja e futur në Ligën Ballkanike.

Kujtojmë që palestra ‘Minatori’ në Mitrovicë është gati dhe kundërshtarët do t’i presë një atmosferë e zjarrtë në Mitrovicë.

Përpos gjelbër e zinjve këtë edicion në Ligën Ballkanike do të jenë pjesëmarrëse edhe Sigal Prishtina, Peja dhe Bashkimi. /Telegrafi/

Exit mobile version