Telegrafi

Zyrtare: Liam Delap transferimi i katërt i Citizens

Liam Delap, djali i legjendës së Stoke Cityt, Rory, është nënshkrimi i katërt i Manchester Cityt.

Pas transferimit të Rodrit, Angelinos dhe Zack Steffenit, Pep Guardiola ka sjell në radhët e veta mesfushorin e Derby Countyt.

Liam ka publikuar një fotografi personale në llogarinë e Instagramit teksa shihet teksa merr poza me fanellën e Citizens.

“Jam i lmutur që kam nënshkruar për Man Cityn, faleminderit të gjithëve për 10 vitet që kam kaluar në Derby. Mezi po presë për sezonin e ri”, ka shkruar ai.

Reprezentuesi i Republikës së Irlandës u bë i njohur me gjuajtjet e gjatë me dorë të rivënieve anësore gjersa më parë ka luajtur edhe me Rams.

Ndryshe, në sezonin e kaluar ai kontribuoi me gjashtë asistime te klubi që tashmë bën gara në Championship. /Telegrafi/