Telegrafi

Zyrtare: Levante e transferon Mayoralin nga Real Madridi

Levante i ka siguruar edhe zyrtarisht shërbimet e Borja Mayoral për të dytin sezon me radhë, por sërish në formë huazimit pa të drejtë blerje nga Real Madridi.

Sulmuesi 22-vjeçar shpreson që ta tregojë edhe më shumë vetën te skuadra nga La Liga, në mënyrë që të rikthehet ta tregojë vetën te Los Blancos.

“Real Madrid FC dhe Levante UD kanë arritur marrëveshje për transferimin e Borja Mayoral në formë huazimi deri më 30 qershor 2020”, thuhet në njoftimin e skuadrës madrilene.

Mayoral e pëlqeu idenë që të rikthehet te Levante edhe për sezonin e ri. Ai kishte shënuar pesë gola në 33 paraqitje gjatë sezonit 2018/19.

Skuadra spanjolle do të shpresojë që sulmuesi i talentuar ta gjejë më shpesh rrugën deri te goli dhe ta shpaguajë shumën e paguar për huazim. /Telegrafi/