Milani ka firmosur zyrtarisht me mbrojtësin Leo Duarte të skuadrës braziliane të Flamengos.
Është konfirmuar të mërkurën se kuqezinjtë kishin depozituar kontratën e futbollistit në zyrat e ligës elitare italiane – Serie A.
Braziliani raportohet t’i ketë kushtuar shtatë herë kampionit evropian rreth 11 milionë euro gjersa ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare.
E anche @leoduarte_43 è ufficialmente un giocatore del #Milan
Contratto depositato il 2 agosto in Lega @SerieA come da oggi risulta anche dal sito 👇🏻 pic.twitter.com/0yTWYILjoI
— Simone Cristao (@SimoneCristao) August 7, 2019
Futbollisti 23-vjeçar ka pasur 60 paraqitje për brazilianët, duke shënuar dy gola, por asnjëherë nuk është paraqitur për kombëtaren e Brazilit.
Ai zëvendëson Cristian Zapata si një opsion për mbrojtjen qendrore të italianëve, ku kolumbiani iu bashkua Genoas.
Ndryshe, Milani është duke punuar edhe në transferime të tjera të lojtarëve gjersa po lirohet edhe prej disa futbollistëve. /Telegrafi/
Muito obrigado a todos que estiveram ao meu lado nesse período: torcida, diretoria, comissão técnica, funcionários e jogadores. Nada seria possível se não fossem vocês. Obrigado, Flamengo. Obrigado, Nação! ❤🖤
— Léo Duarte (@leoduarte_43) August 2, 2019