Tottenham ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Clement Lenglet i cili kalon në Londër si huazim për një sezon nga Barcelona.
Lenglet ka luajtur edhe për klube si Nancy dhe Sevilla , ku me këta të fundit shkëlqeu duke rënë në sy të shumë klubeve,
Ai zgjodhi Barcelonën në korrik 2018 dhe deri tani ka grumbulluar 159 paraqitje në të gjitha garat.
¡Bienvenido a los Spurs, Clément Lenglet! 🙌
— Tottenham Hotspur (@Spurs_ES) July 8, 2022
Lengelet është pjesë e Kombëtares së Francës me të cilët ka 15 ndeshje.
Tottenhami ka njoftuar se lojtari është në huazim për një vit, ndërsa nuk ka dhënë më shumë detaje se a kanë të drejt blerje apo jo./Telegrafi/