Telegrafi

Zyrtare: Leicester City transferon Iheanachon (Foto)

Kelechi Iheanacho është lojtari më i ri i Leicester Cityt.

Manchester City dhe Pep Guardiola po vazhdojnë me largimin e futbollistëve nga skuadra, të cilët po i cilësojnë si të panevojshëm.

Lexo po ashtu City planifikon t’i fitojë 100 milionë funte nga 10 largime

I fundit është sulmuesi i talentuar nigerian, Iheanacho, i cili është larguar nga ‘Qytetarët’, por ka vendosur të mbetet në Ligën Premier.

Iheanacho është bashkuar me skuadrën e Leicester Cityt për një shifër të raportuar prej 25 milionë funteve.

Sulmuesi nigerian ka nënshkruar kontratë të vlefshme për pesë vitet e ardhshme. /Telegrafi/