Danny Ward ka përfunduar një transferim prej 12 milionë funtesh apo 13.5 milionë eurosh nga Liverpooli në Leicester City.
25-vjeçari ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me Leicesterin, largimi i të cilit erdhi pasi Reds nënshkruan me Alisson Becker nga Roma.
Klopp kishte vendosur fillimisht për t’i dhënë Wardit një shans si titullar në ekipin e parë në këtë sezon të ri, por përparimet në bisedimet për Alisson panë planet të ndryshonin shpejt në Anfield.
#lcfc have agreed terms with Liverpool for the transfer of goalkeeper Danny Ward 🦊👐#WelcomeWard ➡️ https://t.co/2CC0eNcLGr pic.twitter.com/raVR2abdUW
— Leicester City (@LCFC) July 20, 2018
Me brazilianin tashmë të nënshkruar dhe të gatshëm për të marrë përsipër detyrën e portierit të parë te Liverpooli, Ward u lejua të largohej, ndërsa e ardhmja e Loris Karius dhe Simon Mignolet mbeten ende në ajër.
🔢 More on #lcfc's latest signing 👇#WelcomeWard pic.twitter.com/a0NH5rVWxr
— Leicester City (@LCFC) July 20, 2018
Ndërkohë, Ward, bëhet nënshkrimi i katërt i Leicesterit në afatin kalimtar të verës pas ardhjes së Ricardo Pereira, Jonny Evans dhe James Maddison.
“Jam i kënaqur që jam këtu dhe jam shumë i lumtur për të ardhmen me këtë klub futbolli”, ka thënë fillimisht Ward.
New signing @dan_ward52 has a message for the City fans 👍
Join us as we #WelcomeWard to #lcfc! 😀 pic.twitter.com/BIL9oKT8VS
— Leicester City (@LCFC) July 20, 2018
“Kam ardhur këtu për të zhvilluar lojën time dhe shpresoj që të ndihmoj klubin që t’i sjell sukses më shumë”.
“Klubi ka pasur atë në vitet e fundit dhe shpresojmë se ka më shumë për të ardhur në të ardhmen”, përfundoi portieri anglez. /Telegrafi/