Sulmuesi i krahut, Leart Emini, është përforcimi i radhës te Dukagjini, që në sezonin 2024/25 do të drejtohet nga Ismet Munishi.
Klubi nga Klina, ka rikthyer Met Millakun, ndërsa sot ka prezantuar edhe Adonis Krasniqin.
“Leart Emini është përforcimi i radhës i skuadrës sonë. Sulmuesi këmbëshpejtë dhe me shumë përvojë në futbollin kosovar pritet të jetë një ndihmë e madhe për skuadrën dhe trajnerin Munishi”, thuhet në njoftimin e klubit.
Leart Emini ka bërë karrierë në klube si Prishtina, Trepça, Trepça ’89, Vushtrria, Hajvalia, Llapi, Ballkani, Flamurtari dhe Suhareka.
Së fundmi ishte pjesë e Drenicës, ku ishte lojtari më i dalluar te skuadra kuqezi, duke shëlqyer me gola dhe asistime. /Telegrafi/