Telegrafi

Zyrtare: Lazio nënshkruan me Elseid Hysaj, Felipe Anderson dhe Luka Romero

(Foto: Twitter/S.S. Lazio)

Lazio ka konfirmuar se i ka siguruar të drejtat sportive të tre futbollistëve.

Në listën e transferimeve të klubit italian është edhe mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj, i cili transferohet si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Napolin.

Sulmuesi brazilian, Felipe Anderson, është një tjetër futbollist që ka nënshkruar për Bianconcelestët nga West Ham Unitedi.

Nga Mallorca te Lazio është transferuar mesfushori meksikano-argjentinas, Luka Romero.

Në anën tjetër, klubi nga kryeqyteti italian e ka larguar mbrojtësin shqiptar, Sergio Kalaj, i cili ka kaluar te Carrarese Calcio 1908.

Pastaj Nikolaos Baxevanos është huazuar në Rumani te Chindia Targoviste, si dhe Mattia Novella te Monopoli Calcio. /Telegrafi/