Telegrafi

Zyrtare: Laxalt nënshkruan për Dinamon e Moskës

(Foto: Instagram/cdlss93)

Milani e ka shitur Diego Laxaltin te Dinamo e Moskës për një shumë prej 3.5 milionë euro.

28-vjeçari kishte kaluar dy huazime të pasuksesshme te Torino dhe Celticu, ndërsa këtë muaj ishte kthyer te Rossonerët.

Megjithatë, klubi italian nuk ka dashur ta mbajë dhe e ka shitur te klubi rus, ku do të nisë angazhimin nga 1 korriku 2021.

(Foto: Instagram/cdlss93)

Milani e transferoi uruguaianin nga Genoa në vitin 2018 për 19 milionë euro.

Ndërsa gjatë karrierës në Itali, ai ka luajtur edhe për klube, si Inter, Bologna e Empoli, prej se u transferua nga Defensor në vitin 2013. /Telegrafi/