Interi ka njoftuar se ka nënshkruar me Lautaro Martinez nga Racing Club për 23 milionë euro.
Klubi ka lëshuar një komunikatë për media ku e konfirmon blerjen e Martinez me një kontratë të nënshkruar për pesë vit.
Ai do të jetë nën urdhrat e Luciano Spallettit menjëherë.
Sulmuesi 20 vjeçar shihet si zëvendësues i legjendës Diego Milito, i cili po ashtu ka luajtur edhe me Racing.
Edhe Martinez sikurse Mauro Icardi ishte pjesë e Argjentinës, por që në fund nuk u ftua në listën prej 23 lojtarëve.
Martinez do t’i mbush 21 vjet muajin e ardhshëm, ndërsa mund të luajë edhe si sulmues i dytë.
Ai godet mirë me të dyja këmbët. /Telegrafi/