Telegrafi

Zyrtare: Laurent Koscielny kalon te Bordeaux

Arsenali dhe Bordeaux kanë arritur marrëveshje për Laurent Koscielnyn, me klubin anglez që do të paguajë rreth 5 milionë euro. 

Mbrojtësi 33 vjeçar është bashkuar me klubin francez dhe i ka mbajtur seancat e patra stëritore.

Ka qenë vetëm francezi që e ka kërkuar largimin, duke mos udhëtuar fare me klubin në SHBA.

Lojtari në prezantim kishte një fanellë të Arsenalit, që e zhveshi, për atë të klubit të ri, Bordeaux, ku do ta mbajë numrin gjashtë.

“Kemin vendos ta pranojmë ofertën e Bordeaux. Ne e falënderojmë Laurent për kontributin në klubin dhe i urojmë gjitha të mirat”, shkruan Arsenal.

Francezi ka qëndruar në Angli për nëntë vite. /Telegrafi/