Mërgim Vojvoda ka lënë kombëtaren shqiptare për t’u bashkuar me Përfaqësuesen e Kosovës
Edhe një futbollist është larguar nga Kombëtarja e Shqipërisë, duke dashur t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës.
Është fjala për mbrojtësin e talentuar 21-vjeçari, Mërgim Vojvoda, i cili luan me klubin belg Mouscron.
Mbrojtësi nga Kosova ka luajtur shumë ndeshje për ekipin U-21 të Shqipërisë, derisa largimin e ka zyrtarizuar me anë të profilit të tij në ‘Facebook’, transmeton Telegrafi.
Vojvoda ka falënderuar kombëtaren kuqezi teksa ka njoftuar Përfaqësuesen e Kosovës që mund të llogarisin në të tani e tutje. /Telegrafi/