Site icon Telegrafi

Zyrtare: Largohet Marina, Chelsea prezanton bordin e ri të klubit

Chelsea ka njoftuar se ka bërë shumë ndryshime në bordin drejtues të klubit.

Përmes një njoftimi, klubi londinez ka bërë të ditur se Marina Granovskaia është larguar nga “Stamford Bridge”.

“Klubi i Futbollit Chelsea njoftoi sot një seri emërimesh në Bordin e tij të Drejtorëve dhe ndryshime të tjera drejtuese”, thuhet fillimisht në komunikatën e tyre.

Lexo po ashtu Largimi i Lukakut: Tani, Chelsea synon ta 'dridh' botën e futbollit me disa transferime

“Si kujdestarë të Chelsea FC, ne tani fillojmë të zbatojmë vizionin dhe planin tonë afatgjatë për klubin, duke krijuar një përvojë të jashtëzakonshme për tifozët e tij pasionantë, besnikë dhe duke vazhduar të sfidojmë për nderimet kryesore në përputhje me historinë e dekoruar të Chelsea FC”, ka deklaruar Todd Boehly. “Duke punuar së bashku, krah për krah, ne jemi të vendosur fort për të fituar, si brenda dhe jashtë fushës. Për ne, kjo përpjekje ka filluar”.

“Ndërsa fillon epoka e re e pronësisë së Boehly-Clearlake, ne jemi të ngazëllyer për të ndërtuar një organizim kampionati dhe për të rritur Chelsea FC si një platformë globale”, dolën me deklaratë të përbashkët Behdad Eghbali dhe Jose E. Feliciano. “Ne mezi presim të mbështesim Thomas Tuchel, Emma Hayes dhe ekipet e tyre dhe do të ofrojmë mbështetje proaktive dhe të pandërprerë për t’i bërë krenarë tifozët besnikë të Chelseat dhe partnerët tanë.”

Boehly është emëruar kryetar i bordit të Chelseat. Anëtarët e tjerë të bordit të konfirmuar të klubit përfshijnë:

Njoftimi përfshin largimin e Marina Granovskaia. Boehly do të funksionojë si drejtor i përkohshëm sportiv derisa klubi të emërojë një zëvendësues me kohë të plotë, duke vazhduar punën e klubit drejt objektivave të tij gjatë afatit kalimtar aktual. Granovskaia kanë rënë dakord që ajo do të mbetet në dispozicion të Boehly dhe klubit për kohëzgjatjen e afatit kalimtar aktual, në masën që kërkohet për të mbështetur tranzicionin.

“Falënderojmë Marinën për shërbimin e saj të shkëlqyeshëm për shumë vite ndaj klubit dhe i urojmë të gjitha të mirat në sipërmarrjet e saj të ardhshme”, shtoi Boehly. /Telegrafi/

Exit mobile version