Telegrafi

Zyrtare: Largohet Kenedy, mësoni numrin e lojtarëve të huazuar të Chelseat

Anësori i Chelseat, Kenedy, e ka kompletuar huazimin njësezonal te Watfordi.

Futbollisti brazilian iu bashkua Bluve në verën e kaluar, ndërsa në edicionin 2015/2016 bëri 20 paraqitje për skuadrën.

Lexoni të gjitha lajmet rreth TRANSFERIMEVE

Sidoqoftë, ai nuk ishte pjesë e planeve të Antonio Contes për këtë sezon, prandaj vendosi të largohej.

Kenedy është lojtari i 27-të i Chelseat që është huazuar, ndërsa pason largimin e Loic Remy, i cili iu bashkua Crystal Palace gjatë të martës. /Telegrafi/