Telegrafi

Zyrtare: Lapadula huazohet te Genoa

Genoa ka njoftuar se ka transferuar me Gianluca Lapadulan nga Milani.

Sulmuesi i është bashkuar atyre në formë të huazimit një vjeçar.

Por, klubi më i vjetër në Serie A e ka mundësinë e blerjes së lojtarit.

Italiani me Milanin shënoi nëntë gola në sezonin e kaluar në 27 paraqitje.

Klubi nga Milano pritet të largojë edhe Carlos Baccan gjatë këtij muaji. /Telegrafi/