Telegrafi

Zyrtare: Lacazette kalon te Arsenali për një shumë rekorde

Arsenali ka zbuluar se ka transferuar Alexandre Lacazetten.

Sulmuesi iu bashkua Topçinjve nga Lyoni pas shumë bisedimesh.

Lacazette u transferua te klubi nga Londra për 53 milionë euro, por që më bonuse shkon në 60 milionë.

Kjo shifër është rekord për klubin e drejtuar nga Arsene Wenger.

Ai pritet të udhëtojë me klubin në turneun që mbahet në Sydney këtë fundjavë dhe debutimi i tij pritet të vij në Kupën Emirates Cup më 29 ose 30 korrik. /Telegrafi/