Komisioni i Konkurrencës i Federatës Spanjolle të Futbollit ka vendosur tashmë zyrtarisht për datën e re të El Clasicos me Barcelonës dhe Real Madridit.
El Clasico e parë e sezonit në mes të Barcelonës dhe Real Madridit do duhej të luhej me 26 tetor në kuadër të javës së 10-të në La Liga.
Megjithatë, protestat e shumta në Kataluni kanë bërë që kjo ndeshje të shtyhet dhe dy klubeve i është kërkuar një datë e re për zhvillimin e takimit.
Data e propozuar nga Barcelona dhe Real Madridi ishte 18 dhjetori i këtij viti.
Nuk ka vonuar shumë dhe drejtuesin e Federatës Spanjolle të futbollit kanë zyrtarizuar këtë datë.
“Konfirmohet data e El Clasicos. E mërkurë, 18 dhjetor. Camp Nou, ora 20:00”, thuhet në njoftimin e La Ligas. /Telegrafi/
🚨 #ElClasico date confirmed!
📆 Wednesday 18th December
🏟️ Camp Nou
⏲️ 8:00pm CET#LaLigaSantander pic.twitter.com/hEypgw5Izh— LALIGA English (@LaLigaEN) November 13, 2019