Manchester United kanë njoftuar për nënshkrimin me mbrojtësin e Bregut të Fildishtë, Eric Bailly.
Mbrojtësi 22-vjeçar i bashkohet skuadrës së Jose Mourinhos nga Villarreal në një marrëveshje katër vjeçare, për t’u bërë nënshkrimi i parë për menaxherin e ri të United, Jose Mourinho.
“Kjo është një ëndërr për t’u bashkuar me Manchester United dhe për të luajtur futboll në nivelin më të lartë. Kjo është e gjitha që kam kërkuar për të bërë”.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
“Unë dua të përparojë në jetë dhe unë besoj se duke punuar me Jose Mourinho do të më ndihmojë të zhvillohem në mënyrë të drejtë”, përfundoi mbrojtësi Bailly .
Shuma që Djajtë e Kuq kanë paguar thuhet të jetë 20 milionë funte plus disa bonuse. /Telegrafi/