Napoli edhe zyrtarisht ka kompletuar shitjen e Khvicha Kvaratskhelias tek Paris Saint-Germaini për shumën e 70 milionë eurove.
Reprezentuesi gjeorgjian kaloi testet mjekësore dhe nënshkroi një kontratë për katër vite e gjysmë deri në qershor të 2029, e cila besohet se është e vlefshme prej 9 milionë eurosh në sezon.
Paga e tij ishte një hap i madh drejt arritjes së marrëveshjes, pasi Kvaratskhelia ishte paguar vetëm 1.5 milionë euro në vit që prej se ishte pjesë e klubit italian.
Ai e fitoi Scudetton me Napolin, duke shënuar 30 gola në 107 ndeshje zyrtare për klubin, së bashku me 29 asistime.
🚨🔴🔵 Official, confirmed. Khvicha Kvaratskhelia joins Paris Saint-Germain on €70m deal from Napoli.
Kvaratskhelia signs until June 2029. pic.twitter.com/IAxx1e1WCC
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 17, 2025
Kvaratskhelia postoi një video të gjatë mbrëmjen e djeshme në rrjetet sociale, duke konfirmuar transferimin e tij dhe duke i dhënë lamtumirën tifozëve të Napolit.
Duke marrë parasysh se ai u transferua vetëm për 13.3 milionë euro nga Dinamo Batume, kjo shitje e bën profitin më të lartë në histori të klubit./Telegrafi/